Sporti

CIES tregon kombëtaren me vlerën më të lartë dhe atë me të vogël në Botëror

11/16/2022 14:26
nga:Mergim Rreci

Sipas një studimi të kryer nga Observatori i Futbollit i Qendrës Ndërkombëtare për Studimin e Sportit (CIES), Anglia është kombëtarja me lojtarët më të vlefshëm në Kupën e Botës në Katar.

Skuadra e drejtuar nga Gareth Southgate vlerësohet në 1.499 miliardë euro, me Jude Bellingham, nga Borussia Dortmund, futbollisti më i vlefshëm në kombëtare dhe në Kupën e Botës (202 milionë euro), përcjell GazetaBlic Sport.

Më pas në listë janë Brazili (1,455 miliardë euro), Franca (1,337 miliardë euro) dhe Spanja (1,201 miliardë euro). Portugalia mbyll top-5, me skuadrën e vlerësuar në 1.154 miliardë euro. Ruben Dias del si lojtari më i vlefshëm (118 milionë euro).

Nga ana tjetër, Kosta Rika është kombëtarja më pak e vlefshme, duke u vlerësuar me 23 milionë euro.