Christopher Nkunku përdori rrjetet sociale për ta falënderuar për mbështetjen dhe për të dalë në mbrojtje të Eduardo Camavinga.
Reprezentuesi francez pati fatin e keq të pësoi një dëmtim që e përjashtoi nga Kupa e Botës, në një duel me bashkëlojtarin e tij gjatë stërvitjes së kombëtares, përcjell GazetaBlic Sport.
Episodi nuk u pëlqye nga disa fansa francezë, të cilët u shfaqën në rrjetet sociale për të fyer Camavinga.
“Po punohet me një qëllim: të rikthehemi edhe më të fortë. Një mendim për kolegun tim Eduardo Camavinga, i sulmuar padrejtësisht. Botërori duhet të jetë një moment bashkimi dhe jo përçarjeje”, ka shkruar Nkunku.
Trajneri francez Didier Deschamps thirri Kolo Muanin (Eintracht Frankfurt) në vendin e tij.
??❤️#TeamCNK #CnkSpirit #FiersdetreBleus pic.twitter.com/m0WSsTboqR
— Christopher Nkunku (@c_nk97) November 16, 2022