Sporti

Christiensen nuk rinovon me Chelsean, ka sytë kah Barcelona

01/03/2022 22:05
nga:E K

Mbrojtësi danez i Chelseat, Andreas Christiensen po ngurron të negociojë për rinovimin e kontratës me ‘Blutë’ e Londrës.

Mediat e huaja fillimisht raportuan se Christiensen ishte afër të rinovonte me Chelsean, por interesimi i Barcelonës ka ndryshuar gjithçka, shkruan GazetaBlic Sport.

Interesimi i Barcelonës për lojtarin, sipas ‘Sky Sports’, ka bërë që danezi të mos rinovojë.

Christensen së fundmi i është bashkuar agjencisë KIN Partners, dhe ata do të jenë tani përfaqësuesit e lojtarit, këta të fundit kanë raporte të mira me Barcelonën dhe danezi mund të afrohet së shpejti me klubin spanjoll.

/GazetaBlic Sport/