Sporti

Christian Eriksen rikthehet në Milano javën e ardhshme, do të ketë kontrolla të detajuara

07/28/2021 15:15
nga:Mergim Rreci

Mesfushori i Interit, Christian Eriksen pritet të rikthehet në Milano javën e ardhshme dhe do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të reja të zemrës pas kthimit të tij.

Sky Sport Italia raporton, duke përjashtuar surprizat dhe ndryshimet në plane, Christian Eriksen duhet të kthehet në qytet javën e ardhshme, përcjell GazetaBlic Sport. 

Ish-mesfushori i Tottenham Hotspur, i cili pësoi një arrest kardiak gjatë ndeshjes hapëse të Danimarkës në Euro, mezi pret të shohë shokët e tij të skuadrës në Inter.

Raporti zbulon se ai do t’i nënshtrohet kontrolleve të reja dhe të sakta të zemrës pas kthimit të tij dhe qëllimi i lojtarit dhe i Interit është të hetojë atë që shkaktoi arrestin kardiak më 12 qershor.

Pas ekzaminimeve mjekësore ata do të vendosin hapat e ardhshëm dhe mundësitë për të parë kthimin e tij në fushë në futbollin italian.

/GazetaBlic Sport/