Sporti

Christian Eriksen i jep fund aventurës tek Wolfsburg, e ardhmja në futboll mbetet e paqartë

09/23/2026 19:25
nga:Mergim Rreci

Christian Eriksen ka ndërprerë me marrëveshje të përbashkët kontratën me Wolfsburgun, vetëm tre muaj pas incidentit gjatë një ndeshjeje me Danimarkën.

34-vjeçari nuk ka luajtur që prej qershorit, kur u rrëzua gjatë ndeshjes miqësore të Danimarkës ndaj Ukrainës.

Pas incidentit, Eriksen nisi një program individual rehabilitimi në Danimarkë, ndërsa klubi konfirmoi se ai do ta zhvillonte procesin e rikuperimit në vendlindjen e tij.

Për momentin, mbetet e paqartë nëse Eriksen do ta vazhdojë karrierën e tij në futboll.

/GazetaBlic Sport/