Sporti

Christian Eriksen humbi ndjenjat në fushë, doktori tregon shkakun

06/12/2021 22:24
nga:Mergim Rreci

Doktori shqiptar në Gjermani Fahri Beqa, tregon se shkaku më i shpeshtë i humbjes së papritur të vetëdijes së futbollistëve në stadium të futbollit, i cili mundet pastaj të çojë në vdekje, është çrregullimi i ritmit të zemrës i quajtur Fibrilacion Ventrikular.

Sipas tij ky lloj çrregullimi i ritmit të zemrës mund të paraqitet te infarkti i zemrës, infeksioni i muskulit të zemrës (miokarditi) dhe sëmundje të trashëguara të zemrës (Kardiomyopati) dhe enëve kryesore të gjakut.

Doktori shtoi se duke pasur parasysh që futbollistët janë të ri në moshë dhe kanë kontrollë të rreptë dhe të vazhdueshëm shëndetësor dhe poashtu pothuajse nuk kanë asnjë faktor rreziku për të zhvilluar sëmundjen iskemike të zemrës (infarktin e zemrës), gjasat janë shumë të mëdha që Eriksen ka pasur një fibrilacion ventrikular si pasojë e infeksionit latent të muskulit të zemrës.

“Sido që të jetë lajm i mirë (i konfirmuar tanimë) është që Reanimacioni i tij ishte i suksesshëm dhe ai ka gjendje stabile”, tha Fahri Beqa.