Sporti

Christian Eriksen, futbollisti që po shkëlqen pas rikthimit nga problemi që kishte me zemrën

04/02/2022 18:11
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet me fillim nga ora 16:00 në Premier League.

Chelsea është turpëruar nga Brentford në “Stamford Bridge”, duke u mposhtur me rezultat 1 me 4, shkruan GazetaBlic Sport.

Rudiger shënoi për avantazhin e skuadrës vendase, por që më pas Janelt me dy gola dhe Eriksen e Wisse me nga një i dhanë fitores skuadrës mysafire.

Christian Eriksen ka tre gola dhe një asistim në katër ndeshjet e fundit me Brentford dhe Danimarkën, kjo tregon për formën fantastike që është duke kaluar.

Ai u vlerësua me notë 8.4, që është nota e dytë më e mirë në ndeshje pas Janelt.