Sporti

Christian Eriksen arrin marrëveshje për transferimin në Manchester United

07/04/2022 14:08
nga:L J

Manchester United ka fituar garën për transferimin e Christian Eriksen pasi ka arritur një marrëveshje verbale për një kontratë trevjeçare.

Mesfushori danez është një agjent i lirë pasi kontrata e tij me Brentford skadoi në fund të muajit të kaluar dhe ka zgjedhur të bashkohet me skuadrën e Erik ten Hag për sezonin e ardhshëm, përcjell GazetaBlic Sport.

Tashmë ka nisur procesi i finalizimit të kontratave dhe nëse kjo finalizohet, mesfushori 30-vjeçar do të duhet të kalojë testet mjekësore.

Kjo është normale për të gjithë lojtarët dhe nuk parashikohen probleme në atë front, por duke pasur parasysh historinë e Eriksen, është një pengesë e rëndësishme që duhet të shikohet.

/GazetaBlic Sport