Lajme

Chollet takohet edhe me anëtarët e Listës Serbe: Asociacioni në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

01/11/2023 23:56
nga:Astrit Gashi

Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, me anë të një postimi në Twitter njofton se ka mbajtur takim informues me anëtarët e Listës Serbe.

“Takim i vlefshëm për të dëgjuar shqetësimet e të gjitha komuniteteve në Kosovë. Duhen serbët e Kosovës në institucionet e Kosovës. Ne vazhdojmë të theksojmë rëndësinë e një Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, shkroi Chollet.