Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se sot pati një takim me liderët e partive opozitare në Kosovë.
Ai ka theksuar se është mirënjohës për mundësinë e dhënë ndaj tij për të biseduar me ta.
“I vlerësoj pikëpamjet e liderëve të opozitës së Kosovës. Mospajtimi konstruktiv është thelbësor për një demokraci të fortë. Jam mirënjohës për mundësinë e dhënë për t’u angazhuar dhe dëgjuar pikëpamjet e tyre”, ka shkruar Chollet në Twitter.
Appreciate hearing from Kosovo’s opposition leaders. Constructive dissent is essential to a strong democracy. Grateful for the opportunity to engage and hear their views. pic.twitter.com/6QDAImq0zM
— Derek Chollet (@CounselorDOS) January 11, 2023


