Sporti

Chivu: “Rezultatet e këqija do të vijnë, çështja është se si do reagojmë”

01/26/2026 11:03
nga:Lorik J

Christian Chivou, duke folur për performancën e shkëlqyer të Interit kohët e fundit, theksoi se do të ketë rezultate të këqija që lojtarët e tij do të duhet të menaxhojnë.

“Rezultatet e këqija do të vijnë, pyetja është se çfarë do të bësh më pas dhe si do të reagosh. Lojtarët po përjetojnë një sezon shumë konkurrues, nuk ndalen së punuari dhe kanë objektiva të larta”, tha fillimisht Chivu.

“Jam i apasionuar pas futbollit, më pëlqen të shikoj ndeshje, por ndonjëherë ndodhin kaq shumë gjëra dhe jam shumë i lodhur për t’i duruar”, përfundoi ai.

Kujtojmë se Interi ndodhet në vendin e parë në Serie A me +5 nga Milani.

/GazetaBlic Sport