Sporti

Chivu pranë arritjes historike, mund të fitojë titullin si lojtar dhe si trajner

04/15/2026 10:52
nga:Mergim Rreci

Cristian Chivu ndodhet pranë një arritjeje historike me Interin, pasi mund të bëhet i dyti në historinë e klubit që fiton titullin kampion si lojtar dhe si trajner.

I vetmi që e ka realizuar këtë rekord deri më tani është Armando Castellazzi në vitin 1938. Rumuni, i cili fitoi tre kampionate gjatë kohës që aktivizohej si mbrojtës te zikaltrit, po e udhëheq ekipin drejt suksesit në sezonin e tij të parë në stol.

Ky sukses do ta rreshtonte atë krah emrave të njohur të futbollit italian si Conte, Ancelotti dhe Capello. Për dallim nga rivalët e tyre, Interi ka pasur një traditë të emërimit të trajnerëve që nuk kanë pasur të kaluar si futbollistë në këtë klub.

Përveç kampionatit, trajneri Chivu synon edhe trofeun e Kupës së Italisë për të mbyllur një sezon debutues me dy tituj.