Cristian Chivu pranon se Interi nuk ishte në gjendje ta shkatërronte mbrojtjen e Milanit, por këmbëngul se asgjë nuk do të kishte ndryshuar edhe nëse do të kishim fituar sonte në garën për Scudetto.
“Ne u përpoqëm të përmirësonim ritmin pas pushimit dhe luajtëm më mirë, duke krijuar një shans të mirë me Dimarcon. Ne u përpoqëm me gjithçka për të sulmuar bllokun e tyre të ulët mbrojtës, por nuk arritëm t’i thyenim”, tha Chivu për Dazn.
Interi kishte qenë i pamposhtur në Serie A që nga përballja e fundit me Milanin, një tjetër rezultat 1-0 më 23 nëntor, duke arritur një barazim 2-2 kundër Napolit dhe 14 fitore.
“Ne ende kemi një avantazh prej shtatë pikësh, kemi ende 30 pikë për t’i fituar, asgjë nuk do të kishte ndryshuar edhe nëse do të kishim fituar sonte”, përfundoi Chivu.
/GazetaBlic Sport


