Sporti

Chivu: Ia vështirësuam jetën vetes, pak ekipe arrijnë të fitojnë në Dortmund

01/28/2026 08:06
nga:Lorik J

Trajneri i Interit, Christian Chivu, pret një ndeshje të vështirë kundër Borussia Dortmund në raundin e fundit të fazës kryesore të Ligës së Kampionëve.

Para ndeshjes në Signal Iduna Park, Nerazzurrët janë të 14-tët me 12 pikë, ndërsa verdhëzinjtë janë një pikë më poshtë në pozicionin e 16-të.

“Ky është një turne i ndryshëm nga Serie A dhe jemi pak prapa. Në fillim po luanim më mirë se sa pritej, pastaj ia vështirësuam jetën vetes dhe tani situata nuk është ideale. Do të dalim me të njëjtin qëndrim si gjithmonë – të zbresim në fushë për të fituar dhe dominuar, dhe pas fishkëllimës së fundit do të shohim se ku jemi. Borussia Dortmund ka një traditë të fortë në Evropë, duke qenë një nga ekipet kryesore, dhe për të qenë i sinqertë, ka pak kundërshtarë që arrijnë të fitojnë në këtë stadium. Do të përpiqemi të japim më të mirën tonë për t’u larguar me një rezultat të mirë”, tha Chivu në konferencën për shtyp para ndeshjes në Dortmund.

“Do të përpiqemi të zgjedhim formacionin më të mirë të mundshëm. A do të thotë kjo që Lautaro do të fillojë si titullar? Nuk e di”, tha rumuni në lidhje me Lautaro Martinez.

/GazetaBlic Sport