Drejtuesit e Interit thuhet se janë bindur tashmë nga cilësitë e trajnerit të ri, Cristian Chivu, të cilët pritet t’ia rinovojnë kontratën me kushte të reja.
Të gjithë te Interi shpresonin për një performancë të tillë, por nuk ishte një përfundim i paracaktuar kur u mor vendimi për të punësuar një trajner që kishte vetëm 13 ndeshje në Serie A.
Megjithatë, Chivu i habiti të gjithë, duke arritur të lërë gjurmë pavarësisht se skuadra luante me të njëjtin formacion si në vitet e kaluara.
Për këtë arsye, sipas Corriere dello Sport, një rinovim i kontratës duket shumë i mundshëm dhe shumë më i shpejt sesa mendohej.
Kontrata aktuale e trajnerit skadon në qershor të vitit 2027, por është arritur tashmë një marrëveshje për ta zgjatur atë për një sezon tjetër, deri në vitin 2028.
Natyrisht, paga e Chivu, aktualisht pak mbi 2 milionë euro në sezon, do të rritet gjithashtu, duke thyer barrierën prej 3 milionë eurosh në vit.

