Mbrojtësi i majtë i Chelseat, Ben Chilwell, do të jetë jashtë fushës për dy muajt e ardhshëm, sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano.
Mbrojtësi i majtë anglez, i rikuperuar nga lëndimi në qershor, u lëndua sërish në ndeshjen kundër Brighton, për të tretën herë radhazi në më pak se një vit, përcjell GazetaBlic Sport.
Historia e dëmtimeve të reprezentuesit anglez nuk është aspak pozitive dhe që prej mbërritjes në Chelsea në verën e vitit 2020, lojtari i Bluve ka pësuar tashmë 5 dëmtime të ndryshme, duke humbur 74 ndeshje për skuadrën angleze.
/GazetaBlic Sport


