Federico Chiesa u zëvendësua në minutën e 84-të kundër Spezia, ku stafi mjekësor u frikësuan për një dëmtim, por skanimet kanë zbuluar se anësori i Juventusit është mirë.
Chiesa u kthye nga detyra me Italinë, me një dëmtim këtë muaj dhe Allegri e pushoi, duke e vendosur ta fus nga fillimi vetëm në ndeshje me Spezian.
Ai shënoi në këtë ndeshje, një gol që erdhi fal këmbëngulësisë së tij, por u zëvendësua pak para fundit të ndeshjes.
Calciomercato.com raporton se skanimet këtë mëngjes përjashtuan një dëmtim dhe anësori do të jetë në dispozicion për ndeshjet e ardhshme kundër Sampdorias, Chelseat dhe Torinos.
Sidoqoftë, Allegri, mund të menaxhojë ngarkesën e 23-vjeçarit për të shmangur një lëndim në javët e ardhshme.
Chiesa ka luajtur katër herë në Serie A këtë sezon dhe ka shënuar vetëm një gol.


