Sulmuesi italian, Federico Chiesa, do t’i humbë tri ndeshjet e ardhshme të Liverpoolit.
Chiesa pritet të kthehet në fushë pas pushimit për ndeshje ndërkombëtare.
Italiani prej transferimit te Liverpooli ka luajtur vetëm 78 minuta.
Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, dëshiron që Chiesa të jetë në formën më të mirë fizike për ta ndihmuar skuadrën.
Pas pushimit ndërkombëtar, Liverpoolit do t’i kthehen edhe Alisson Becker dhe Diogo Jota.
Chiesa ka kontribuar me një asistim në tri ndeshjet e luajtura këtë edicion. Ai u largua nga Juventusi në afatin kalimtar të verës pasi nuk ishte në planet e trajnerit Thiago Motta.