Sporti

Chiesa kthehet në Ligën e Kampionëve, Slot do ta përfshijë në listën e të grumbulluarve

09/25/2025 12:56
nga:Lorik J

Sulmuesi i Liverpoolit, Chiesa pritet të zëvendësojë Leonin e dëmtuar në listën e lojtarëve të grumbulluar për Champions League.

Fati i keq i njërit është fati i mirë i një tjetri… Federico Chiesa ishte emri i madh i lënë jashtë skuadrës së Liverpoolit për Ligën e Kampionëve këtë sezon nga Arne Slot , por e vërteta është se italiani nuk është dorëzuar pas një sezoni të vështirë debutimi në Angli.

Ish- lojtari i Juventusit shënoi golin e fitores në raundin e parë të Premier League kundër Bournemouth (4-2), në minutat e fundit, dhe ishte përsëri vendimtar në ndeshjen e fundit, përsëri në shtëpi kundër Southampton për Kupën e Ligës Angleze (2-1), duke dhënë dy asiste.

Giovanni Leoni, një qendërmbrojtës 18-vjeçar, pësoi një dëmtim serioz – këputje të ligamenteve të gjurit – në debutimin e tij për Reds dhe do të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të gjatë, që pritet të zgjasë rreth shtatë muaj. Prandaj, sipas rregullave të UEFA-s, një lojtar që është i dëmtuar për 60 ose më shumë ditë mund të zëvendësohet në listën e lojtarëve të ligës, dhe këtu hyn në lojë bashkëkombësi Federico Chiesa.

/GazetaBlic Sport