Sporti

Chiesa: I thashë Buffonit para finales, e fitove këtë trofe me babanë tim, tani fitoje me mua!

05/19/2021 23:32
nga:L J

Federico Chiesa thotë se Juventusi bëri atë që zakonisht bën Atalanta për të fituar finalen e Kupës së Italisë.

Skuadra e Juventusit ka fituar Kupën e Italisë sot, pas fitores ndaj Atalantas me rezultatin 1-2 në “Mapei Stadium”, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ishte një finale shumë intensive, ne duhet t’i japim lavdata Atalantas për lojën me të vërtetë të mirë, por Juve tregoi përsëri se përvoja mund të bëjë ndryshimin dhe ne sollëm trofeun në shtëpi,” tha Chiesa për RAI Sport.

“Është e vërtetë që kemi luajtur me shumë intensitet dhe uri. Zakonisht kjo është ajo që bën Atalanta.”

“Para ndeshjes, i thashë Gigit që ke fituar shumë trofe, e fitove këtë me babanë tim, tani mund ta fitosh me mua! Ai është një legjendë, do të na mungojë me të vërtetë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport