Giorgio Chiellini, kapiteni i Juventusit, zbuloi se kishte menduar të pensionohej nga futbolli, pasi pësoi një dëmtim të rëndë në sezonin 2019-2020.
“Kam pasur një periudhë të vështirë pas lëndimit. U ktheva gjashtë muaj më vonë kur goditi pandemia Covid-19. E pata të vështirë të gjeja veten për gati një vit”, tha fillimisht Chiellini.
“Fillova të mendoj se do të ishte më mirë të largohesha, të pensionohem, por mbajta ambicien time për të luajtur në Europian”, ka treguar qendërmbrojtësi duke folur për DAZN.
Mbrojtësi 37-vjeçar ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2023.
/GazetaBlic Sport


