Italia dhe Anglia do të përballen në finalen e madhe të Euro 2020.
Ndeshja do të zhvillohet sot nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Para ndeshjes me Anglinë ka folur, Chiellini.
Ai tha se duhet të shuajnë këtë vorbull emocionesh dhe të gjithë e dinë rëndësinë e kësaj ndeshje prandaj nuk ka nevojë që të tjerët t’ua thekësojnë vazhdimisht.
“Ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë, nuk ka nevojë për ta theksuar atë. Ne duhet të veprojmë si zjarrfikës drejt kësaj vorbulle emocionesh që shoqërojnë skuadrat në finale. Pa kujdes dhe pak çmenduri, këta janë përbërësit që na sollën këtu, dhe kjo duhet të na bëjë edhe fitues të Kampionatit Evropian”, tha Chiellini.
/GazetaBlic Sport/


