Sporti

Chicharito: Nëse Manchester United vjen dhe më kërkon, unë do të luaja për ta falas

08/11/2022 10:29
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi Javier Chicharito Hernandez është në dispozicion për t’u rikthyer në Manchester United dhe për të luajtur falas për skuadrën angleze.

“Nëse United vjen për mua, unë do të thosha po dhe do të luaja falas. Gjithashtu dua të jem shumë i respektueshëm për klubin tim. Po luaj mirë dhe dua ta fitoj kampionatin me LA Galaxy”, ka thënë meksikani, përcjell GazetaBlic Sport.

Sulmuesi 34-vjeçar kaloi katër sezone me Djajtë e Kuq.