Vetëm disa muaj pasi ngritën trofeun për herë të dytë në Porto, Chelsea fillon fushatën e re të Ligës së Kampionëve sonte.
Skuadra e udhëhequr nga Thomas Thuchel do të përballet me skuadrën e Zenit, përcjell GazetaBlic Sport.
Cheksea vjen në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve me disa ndryshime, në veçanti pas ardhjes së Romelu Lukakut.
Skuadra e Zenitit është një kundërshtar për t’u respektuar, megjithatë diferenca mes dy klubeve është realtivisht e madhe.
Këto janë formacionet e mundshme të këtij takimit.
Formacioni i mundshëm startues i Chelsea: Mendy; Christensen, Silva, Rudiger; Azpilicueta, Kovacic, Jorginho, Alonso; Havertz, Lukaku, Mount
Formacioni i mundshëm startues i Zenit: Kerzhakov; Sutormin, Chistyakov, Rakitskiy, Santos; Malcom, Wendel, Kuzyaev, Mostovoy; Azmoun, Dzyuba
/GazetaBlic Sport/


