Pas disa rinovimeve në stadiumin Stamford Bridge, Chelsea do të trefishojë çmimin e biletave sezonale, duke shkuar nga 1490 euro në 4640 euro.
Tifozët e Chelsea përmes rrjeteve sociale shfaqën zemërimin e tyre për rritjen e konsiderueshme të çmimeve të biletave, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë klubi londinez, sipas gazetës Daily Mail, konsideron se çmimi i ri i biletave ka parasysh ambientet e reja të stadiumit, me pika ushqimore më të mira, wifi më të mirë dhe karrige të reja.
Kjo rritje çmimi do të fokusohet kryesisht në sektorin e rimodeluar të tribunës perëndimore.
Rritja e konsiderueshme e çmimeve të biletave, siç ndodhi me klubet e tjera angleze, si Tottenham apo Arsenal, pasqyron nevojën për një kthim financiar që klubet nuk ishin në gjendje të garantonin gjatë periudhës së pandemisë në të cilën ndeshjet zhvilloheshin pa publik në tribuna.
/GazetaBlic Sport/


