Sporti

Chelsea thyen rekordin historik në Champions League

02/22/2022 23:08
nga:L J

Skuadra e Chelseat ka fituar ndaj Lille në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

“Blues” kanë mposhtur Lille me rezultatin 2:0 në “Stamford Bridge”, shkruan GazetaBlic Sport.

Kai Havertz pas tetë minutave dhe Pulisic pas një ore lojë realizuan golat e fitores për ekipin e Tuchel në këtë duel.

Me këtë fitore, Chelsea ka thyer një rekord historik.

Chelsea është skuadra e parë angleze në historinë e Kupës së Evropës/Ligës së Kampionëve që fiton pesë ndeshje radhazi në shtëpi pa pësuar gol.

/GazetaBlic Sport