Sporti

Chelsea të kënaqur me Joao Felix, duan ta blejnë kartonin e portugezit

04/10/2023 23:11
nga:E K

Chelsea dëshiron ta mbajë Joao Felix në skuadër edhe pas përfundimit të huazimit nga Atletico Madrid.

Sipas raportimeve të medieve britanike skuadra londineze është e kënaqur me paraqitjen e sulmuesit dhe dëshiron të arrijë një marrëveshje me klubin spanjoll në ditët në vijim.

Edhe vetë 23-vjeçari duket se e ka gjetur veten mirë dhe është i kënaqur te Chelsea, duke e bërë më të lehtë arritjen e marrëveshjes mes palëve.