Sporti

Chelsea të hapur për rikthimin e Hazardit

10/11/2021 20:26
nga:E K

Chelsea e ka lënë derën hapur për Eden Hazard për të bërë një kthim mahnitës në Stamford Bridge, raporton ‘El Nacional’.

Lojtari belg ka luftuar në Real Madrid që kur u transferua në Spanjë në vitin 2019 dhe mund t’i ofrohet një rrugë për në Londrën perëndimore.

Lëndimet e njëpasnjëshme në klubin spanjoll, kanë bërë që Hazardi të mos jetë as ‘hija’ e atij që ishte dikur tek Chelsea.

Kësisoj raportohet se ‘blutë’ janë të hapur për ta mirëpritur belgun në skuadër, aty ku fitoi shumë tituj me klubin dhe mori çmime të ndryshme individuale.

Hazard ka regjistruar vetëm pesë gola në 51 paraqitje me Real Madridin në të gjitha garat, një numër jashtëzakonisht i vogël për një lojtar të kalibrit të tij.