Sporti

Chelsea të gatshëm të heqin dorë nga Broja për Declan Rice – ofrohet mundësia e shkëmbimit direkt

06/26/2022 15:47
nga:E K

Armando Broja është një nga lojtarët më të përforlur në Angli gjatë këtyre javëve, teksa e ardhmja e sulmuesit kuqezi mbetet ende në pikëpyetje.

Paraqitjet e tij me Southampton kanë qenë pozitive aq sa 20-vjeçari konsiderohet si një lojtar potencial për të dhënë kontributin e tij për Chelsea, por ofertat e fundit në drejtim të sulmuesit mund të lëkundin drejtuesit e “Bluve të Londrës” që të mbushin arkën nga shitja e Brojës.

Mediat britanike tani kanë treguar një tjetër skenar të mundshëm. Skuadra e Thomas Tuchel mund të kërkojë shkëmbimin e Brojës me Declan Rice, futbollistin e West Ham.

Çekanët” kanë shprehur dëshirën për të blerë lojtarin e Kombëtares së Shqipërisë, ndërsa në anën tjetër Tuchel kërkon Rice në “Stamford Bridge” dhe në të tilla kushte mund të aplikohet një formulë shkëmbimi me Chelsea që do të ofronte për Rice, Armando Brojën dhe Ross Barkley.

Për 23-vjeçarin e West Ham ka interes dhe nga Manchester United dhe kampionët e Manchester City, por tani në lojë futet edhe Chelsea.

Fakti që West Ham e ka në listën e dëshirave Brojën, mund të ndikojë në gjetjen e një marrëveshje për të kryer këtë operacion, që do të bënte që të gjitha palët të ishin të lumtura në fund.