Sporti

Chelsea synon transferimin e Ronald Araujo

05/23/2024 23:37
nga:E K

Me largimin e Thiago Silvës të konfirmuar për Fluminense, Chelsea duket se ka përcaktuar tashmë se kush do të jetë udhëheqësi i ardhshëm i mbrojtjes së londinezëve.

Sipas Mundo Deportivo, Blutë janë shumë të vëmendshëm ndaj situatës që rrethon vazhdimësinë e Ronald Araujo dhe kanë dalë me një propozim për të siguruar nënshkrimin e qendërmbrojtësit uruguaian për sezonin e ardhshëm, transmeton GazetaBlic Sport.

Informacioni është dhënë nga shtypi anglez dhe i konfirmuar nga ‘blutë’ në një deklaratë

Fakti që skuadra nuk u kualifikua në Ligën e Kampionëve për të dytin vit radhazi, e kombinuar me pjesëmarrjen e saj në Kupën e Botës për Klube në 2025, do të thotë se Todd Boehly dëshiron të investojë edhe më shumë, madje të ecë përpara me një propozim formal për mbrojtësin, pavarësisht se kush është trajneri i ardhshëm i Chelseat.

Me një kontratë deri në vitin 2026, Ronald Araújo mund të jetë ai që sakrifikohet nga struktura e Blaugranave në treg për të kompensuar vështirësitë financiare të Barcelonës .

/GazetaBlic Sport/