Sporti

Chelsea siguron shërbimet e portierit Slonina

07/13/2022 15:05
nga:Mergim Rreci

Chelsea është në prag të nënshkrimit të portierit Gabriel Slonina nga Chicago Fire për një tarifë prej 8 milionë funte plus shtesa.

Megjithatë, adoleshenti do të vazhdojë me skuadrën e Illinois për sezonin e ardhshëm, sipas marrëveshjes, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo do të thotë se klubi londinez do të vazhdojë me Edouard Mendy, Kepa Arrizabalaga dhe Marcus Bettinelli si tre portierët për sezonin e ardhshëm.