Sporti

Chelsea siguron kualifikimin tutje në Ligën e Kampionëve, ‘asiston’ Milanin poashtu

10/25/2022 20:40
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshejt me fillim nga ora 18:45 në Ligën e Kampionëve.

Chelsea ka siguruar një fitore të rëndësishme ndaj Salzburg dhe ka siguruar kualifikimin tutje, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 1 me 2, me Kovacic dhe Havertz që realizuan për skuadrën angleze, kurse Adamu shënoi për vendasit.

Sevilla ka siguruar fitore poashtu shumë të rëndësishme ndaj Copenhagen duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikm tutje.

Spanjollë triumfuan me rezultat 3 me 0, me El Nesyri, Isco dhe Montiel që realizuan golat e fitores.