Sporti

Chelsea siguron kualifikimin tutje në Kupën e Anglisë, triumfon pas penalltive ndaj Southampton

10/26/2021 22:51
nga:Mergim Rreci

Chelsea është kualifikuar në raundin tjetër të Kupës së Anglisë.

Skuadra e Thomas Tuchel ka triumfuar pas penalltive ndaj Southampton, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati pas 90 minutave ishte 1 me 1, kësisoji ndeshja u vendos nga penalltitë.

Havertz shënoi për vendasit, kurse Adams barazoi shifrat për Southamptonin gjatë kohës së rregullt.

Pas penalltive, Chelsea triumfoi me rezultat 4 me 3.

/GazetaBlic Sport/