Sporti

Chelsea shumë afër transferimit të talentit francez

01/02/2023 13:53
nga:Lorik J

Chelsea nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon dhe ka mbetur larg zonës Champions të renditjes, ndaj drejtuesit e klubit janë vënë në lëvizje për të përforcuar organikën në merkaton e janarit.

Goditja e parë do të jetë mbrojtësi francez i Monacos, Benoit Badiashile, pasi mediat londineze raportojnë se akordi mes palëve është arritur dhe zyrtarizimi pritet të bëhet gjatë kësaj jave.

Badiashile luan si qendërmbrojtës dhe është 21-vjeç, ndërsa Chelsea i ka ofruar kontratë 5-vjeçare dhe në arkat e Monacos pritet të kalojnë rreth 40 milionë euro.

Emri tjetër që mund të transferohet në Londër, është zbulimi i Botërorit të Katarit, Enzo Fernandes, për të cilin londinezët po negociojnë me Benficën. Për momentin problem mbetet çmimi pasi portugezët janë një klub që shesin shtrenjtë dhe në rastin e argjentinasit, synojnë të arkëtojnë rreth 120 milionë euro.

/ss