Chelsea është shumë afër finalizimit të marrëveshjes me sulmuesin Raheem Sterling.
Pothuajse të gjitha detajet tashmë kanë përfunduar dhe ajo çka mund të diskutohet tash për tash është shifra që ‘’Blutë’’ do t’ia paguajnë Manchester Cityt.
Oferta e londinezëve për të cilën ekziston një dakordim në parim është 45 milionë funte, pos shtesave të tjera.
Në të njëjtën kohë, Chelsea është duke tentuar ta shfrytëzojë edhe më shumë këtë klimë të mirë bashkëpunimi me rivalët e Premier League, duke tentuar t’ia marrin edhe Nathan Ake.


