Chelsea ka shënuar fitore bindëse ndaj Burnleyt.
Blutë fituan në udhtëim me rezultat 0-4 me dy golat e Havertz një nga Pulisic dhe James, shkruan GazetaBlic Sport.
Aston Villa e Steven Gerrard fitoi poashtu me të njëjtin rezultat në shtëpi ndaj Southamptonit të Armando Brojës 4-0.
Golat në këtë takim u shënuan nga Watkins, Luiz, Ings dhe Coutinho.
Në anën tjetër skuadra e Milot Rashicës, Norwich City u mposht në shtëpi nga Brentford me rezultat 1-3.
Vlen të përmendet që Milot Rashica arriti të realizoi gol, por goli i tij u anulua për offside.
/GazetaBlic Sport/


