Sporti

Chelsea rikthehet nga disavantazhi prej dy golave dhe merr një pikë në ‘Villa Park’

04/27/2024 23:13
nga:Mergim Rreci

Mbyllet me katër gola por pa një fitues përballja e “Villa Park” të Birminghamit mes Aston Villas dhe Chelsea-t për javën e 35-të të Premier League-s.

Në fakt, ishin dy pikë të humbura në shtëpi nga ekipi i drejtuar nga Unay Emeri, pasi shpërdori një epërsi të dyfishtë të arritur në pjesën e parë falë autogolit të Cucurellas dhe finalizimit të Rogers.

Në minutën e 62-të shkurtoi diferencën Madueke në 2-1, për të ardhur më pas te goli i mrekullueshëm i Gallagher. Që barazoi rezultatin.

Në minutën e pestë shtesë Disasi shënoi për Chelsea-m një tjetër gol, por që u anulua nga sistemi VAR për ndërhyrje të gabuar në vijim të aksionit.