Sporti

Chelsea regjistron një rekord në Premierligë pas fitores së thellë ndaj Norwichit

10/23/2021 16:31
nga:E K

Chelsea arriti një fitore të thellë ndaj skuadrës së Norwich, duke fituar me rezultat 7-0 në duelin e xhiros së nëntë të Premierligës.

Golat për londinezët u realizuan nga Mount i cili shënoi hat-trick, gjersa Chilwell, James, Odoi dhe një autogol nga skuadra kundërshtare ishin protagonistët e tjerë të ndeshjes.

Kjo njëherit ishte fitorja më e thellë e Chelseas nën drejtimin e menaxherit Thomas Tuchel që kur u emërua në krye të klubit në janar të 2021.

Sidoqoftë, londinezët regjistruan një tjetër rekord në kompeticionin e Premier Ligës.

Pasi shënoi 6 gola, Chelsea është bërë skuadra me më së shumti ndeshje me 6+ gola të shënuara në histori të Premier Ligës, duke e bërë sot për herë të 18-të në kompeticion.

Me këtë fitore Chelsea përforcoi pozitën e parë, duke u renditur si lider i tabelës me 22 pikë të mbledhura.