Sporti

Chelsea publikon videon, Romelu Lukaku kërkon faljen e tifozëve të Chelseas

01/04/2022 21:02
nga:Mergim Rreci

Romelu Lukaku u ka kërkuar falje tifozëve të Chelseat pasi kërkim-falja e tij për tifozët e Interit i kishte zemëruar ata.

Sulmuesi ndezi polemika me intervistën e tij në Sky Sport Italia, e cila u transmetua më 30 dhe 31 dhjetor, në të cilën ai u kërkoi falje mbështetësve të Interit për mënyrën se si u largua gjatë verës dhe detyroi një transferim në Stamford Bridge, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai gjithashtu tha se nuk ishte “i kënaqur” me situatën në Londër nën trajnerin Thomas Tuchel, i cili më pas e la atë të largohej për ndeshjen e madhe të Premier League kundër Liverpool.

Tani Chelsea ka publikuar një video të Lukakut duke u kërkuar falje tifozëve të skuadrës.