Sporti

Chelsea po përgatit ofertë për Lautaro Martinez

10/30/2022 15:27
nga:E K

Chelsea përgatit një lëvizje për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.

Lautaro Martinez vazhdon të impresionojë për Interin dhe nuk është çudi që shumë ekipe të kërkojnë shërbimet e tij.

Sipas ‘Inter Live’, Chelsea është klubi i fundit që sinjalizon një interes për argjentinasin.

Një tarifë prej 90 milionë euro përmendet si çmimi që gjigantët e Serie A kanë vendosur për të.

Mbetet të shihet nëse ‘Blutë e Londrës’ do jenë në gjendje ta paguajnë atë shumë për yllin nga Argjentina.