Sporti

Chelsea ofron tre lojtarë për sulmuesin suedez, mes tyre edhe Brojën

06/30/2024 18:50
nga:E K

Një tjetër klub ka dalë në skenë për të ardhmen e Armando Brojës. Evertoni ka gati 30 mln paund për kartonin e sulmuesit shqiptar, të cilin e pret një pagë prej rreth 5 mln paundësh në sezon në “Goodison Park”.

Por, shërbimet e Brojës i janë ofruar bardhezinjve të Newcastle. Alexander Isak është objektivi i madh i Chelseat në sulm dhe për të mbërritur tek ai londinezët janë gati të “sakrifikojnë” 3 futbollistë.

Mes tyre edhe 23-vjeçarin shqiptar, bashkë me Conor Gallagher dhe Trevoh Chalobah. Lojtarë me të cilët drejtuesit e “Bluve të Londrës” duan të tundojnë bardhezinjve e Eddie Howes për të mbërritur te 24-vjeçari suedez.