Sporti

Chelsea nuk ndalet, rrit ofertën për Moises Caicedo

01/22/2023 13:48
nga:E K

Chelsea duhet të tingëllojë si një makth në stadiumin ‘AMex’ në Brighton.

‘Blutë’, pasi morën Graham Potter, duan të vazhdojnë të thumbojnë skuadrën e ‘Pulëbardhave’.

Sipas ‘Daily Mirror’, Chelsea dëshiron të përforcojë mesfushën e tyre me Moises Caicedo që po shihet si ideal.

Klubi kanë bërë një ofertë drejt Brighton për të, me shumën prej 63 milionë eurove, por u refuzua.

Tani sipas të përditshmes britanike, oferta e tyre do të shkojë deri në 74 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse klubet do arrijnë marrëveshje për lojtarin nga Ekuadori.