Chelsea është duke punuar në mënyrë aktive për të nënshkruar me Saul Niguez të Atletico Madrid.
Drejtuesit e skuadrës nga Londra synojnë ta marrin atë në një huazim një sezonal me një mundësi blerjeje, përcjell GazetaBlic Sport.
Mesfushori 26-vjeçar është nën kontratë me Atletico, deri në vitin 2026.
Ai luajti 33 ndeshje sezonin e kaluar kur Atletico fitoi La Liga, duke shënuar dy gola. Por skuadra e Diego Simeones ka nënshkruar me Rodrigo de Paul këtë verë, i cili luan në pozitën e ngjajshme me të, andaj një largim i tij nuk mund të jetë jashtë pritshmërive.

/GazetaBlic Sport/


