Sporti

Chelsea nuk ndalet në merkato, “blutë” sigurojnë shërbimet e “yllit” francez

07/30/2023 22:23
nga:E K

Pas nënshkrimit me talentin 19-vjeçar të Rennes, Lesley Ugochukëu, “blutë” e Chelsea, nuk janë ndalur dhe ditën e sotme kanë arritur akordin me një tjetër “yll” të kampionatit francez të futbollit, Ligue 1.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e Monaco, Axel Disasi, për të cilin nuk interesoheshin vetëm “blutë” e Londrës, por edhe “djajtë e kuq” të Manchester United, mirëpo Chelsea duket se ka qenë qëllimi kryesor i 24-vjeçarit.

Për shërbimet e tij, “gjigandët” e Premier League pritet të derdhin në arkat e “princëve” francezë mbi 45 milionë euro dhe javën e ardhshme pritet të vijë dhe zyrtarizimi me një prej lojtarëve më të mirë të Ligue 1.