Chelsea mbetet i interesuar të nënshkruajë me portierin e Milanit, Mikel Maignan, sipas mediave angleze. Klubi londinez mund të arrijë një marrëveshje paraprake në janar 2026 për transferimin e francezit 30-vjeçar, por marrëveshja mund të finalizohet në merkaton e verës së vitit të ardhshëm.
Këtë sezon, Maignan ka pësuar dy gola në katër ndeshje në të gjitha garat.
Kontrata e tij me kuqezinjtë është e vlefshme deri më 30 qershor 2026.
Francezi ishte shumë pranë Chelseat gjatë afatit kalimtar të verës, por në fund, një marrëveshje nuk u arrit dhe ai mbeti në Milan.
Chelsea aktualisht e ka Robert Sanchezin si zgjedhjen e parë, por “Blutë” duan dikë më të mirë për të përmbushur ambiciet e tyre për të fituar Premier Ligën dhe Ligën e Kampionëve.
/GazetaBlic Sport


