Ardhja e teknikut, Mauricio Pochettino në krye të pankinës së “Bluve”, po shkakton një “revolucion” të vërtetë te këta të fundit, ku pas shitjes së lojtarëve të “panevojshëm” dhe zyrtarizimeve të Christopher Nkunku e Nicholas Jackson, tashmë “londinezët” kanë një objektiv të ri.
Bëhet fjalë për “katalizatorin” e mesfushës së “pulëbardhave” të Brighton, Moises Caicedo, i cili sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike është objektivi kryesor i “bluve” në këtë pjesë të mbetur të merkatos.
Problem pritet të jetë çmimi i lartë i ekuadorianit 21-vjeçar, me skuadrën e Brighton që i ka bërë të qarta kushtet e saj, teksa do të pranohen oferta nga 85 deri në 100 milionë euro për shërbimet e Caicedo.


