Chelsea do të negociojë me Atletico Madrid një marrëveshje të dytë për huazimin e Joao Felix.
Klubi colchonero, i cili i pagoi 126 milionë euro Benfica-s në vitin 2019, tani po kërkon afër 100 milionë për të shitur shërbimet e sulmuesit portugez, përcjell GazetaBlic Sport.
Një shumë që Chelsea nuk dëshiron ta shpenzojë, duke qenë megjithatë i gatshëm të paguajë 20 milionë euro për transferimin në 2023/24.
Pagat e Joao Felix prej 280 mijë eurove në javë, do të përballoheshin edhe nga britanikët.
/GazetaBlic Sport/


