BlueCo 22, i cili zotëron Chelsean, zbuloi në një deklaratë këtë të enjte se klubi regjistroi një humbje prej 105.4 milionë euro gjatë një periudhe 13 mujore, pavarësisht një rritje të përgjithshme të të ardhurave, e cila ishte afërsisht 600 milionë euro.
Rezultati i njohur tashmë është ende një përmirësim në krahasim me vitin e kaluar, në të cilin Chelsea humbi 141 milionë euro, transmeton GazetaBlic Sport.
Konsorciumi i drejtuar nga Todd Boehly i bleu blutë në vitin 2022 nga ish-pronari, Roman Abramovich. Pas vendit të 12-të në Premier League vitin e kaluar, Chelsea pritet të kalojë edhe një sezon pa luajtur në kompeticionet evropiane, gjë që do të ndikojë në të ardhurat e klubit vitin e ardhshëm.
BlueCo 22 gjithashtu konfirmoi se bleu 99.7% të skuadrës së Ligue 1 Strasburg për 76.3 milionë euro.
/GazetaBlic Sport/