Sporti

Chelsea mposhtet në shtëpi ndaj Cityt, Aston Villa ‘shokon’ Manchester Unitedin

09/25/2021 15:26
nga:E K

Manchester City ka mposhtur Chelsean në derbin e javës së gjashtë të Premierligës.

City ka mposhtur skuadrën e Tuchel me rezultat minimal 0-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi, Gabriel Jesus.

Jesus shënoi gol në minutën e 53’të të takimit.

Në anën tjetër Manchester United ka dështuar të marrë pikë në Old Trafford.

Aston Villa arriti të dal me tri pikë të plota nga “Teatri i Ëndrrave” duke shënuar në fund të takimit me anë të lojtarit Hause në minutën e 88’të të takimit.

Fernandes pati mundësi  të mirë shënimi por në minutën e 91’të dështoi të realizoi nga pika e bardhë.

/GazetaBlic Sport/