Sporti

Chelsea mposht Tottenhamin dhe ngjitet në vendin e tetë në Premierligë

05/02/2024 22:29
nga:Lorik J

Chelsea rikthehet te fitorja dhe ia del të triumfojë me rezultatin 2-0 në derbin londinez ndaj Tottenhamit. Skuadra e maurizio Pochettinos nuk fitonte prej tre javësh në kampionat, megjithatë ia doli të shënojë nga një gol për çdo pjesë ndaj “Spurs”-ave të Postecoglu dhe të marrë tre pikët.

Blutë e Londrës morën avantazhin në pjesën e parë me golin e Chalobah, me mbrojtësin që iu shkëput bukur prapavijës së Tottenhamit, për të bërë një goditje perfekte me kokë dhe dërguar topin në rrjetë.

Më pas në pjesën e dytë ishte Jackson ai që shënoi edhe golin e dytë për Chelsea-n, ndërsa Tottenhami nuk pati fuqinë e duhur për të reaguar dhe shmangur humbjen në derbi.

Kjo fitore shton shanset e Chelsea-t për vendin e gjashtë të renditjes, që do të përkthehej në pjesëmarrje në Conference League, teksa Tottenhami heq dorë nga gara për një vend në zonën Champions./ss